Politika e privatësisë
Hyn në fuqi më {{DATA}} · Versioni 1.0
Përmbledhje e shkurtër. Përmbajtja e kontratave që shkruani nuk na vjen neve — dokumenti gjenerohet brenda shfletuesit tuaj. Ne mbajmë vetëm të dhënat që i lini vetë në formularin e regjistrimit dhe ato që nevojiten për llogarinë dhe faturën.
1. Kush i përpunon të dhënat
Kontrollues i të dhënave personale, në kuptim të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është {{EMRI I KOMPANISË}}, me numër unik identifikues {{NUI}}, me seli në {{ADRESA}}, Republika e Kosovës.
Kjo politikë vlen për faqen dakord.online dhe për mjetin e kontratave që ofrohet aty. Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me të dhënat tuaja, na shkruani në {{E-MAIL}}.
2. Çfarë mbledhim
Nga formulari i provës falas: emri, mbiemri, adresa e e-mailit, emri i kompanisë (nëse e jepni) dhe qyteti.
Nga llogaria, kur ta hapni: të dhënat e qasjes dhe regjistri i dokumenteve të gjeneruara — lloji i kontratës, gjuha dhe data. Ky regjistër mban numrin e dokumenteve, jo përmbajtjen e tyre.
Për faturim: të dhënat e biznesit dhe të pagesës që na i jepni për lëshimin e faturës.
Teknike: ofruesi i hostimit përpunon adresën IP dhe të dhënat bazë të shfletuesit për sigurinë dhe funksionimin e faqes.
Çfarë nuk mbledhim. Emrat e palëve, shumat, adresat dhe çdo e dhënë tjetër që shkruani brenda një kontrate mbeten në pajisjen tuaj. Mjeti e ndërton dokumentin në shfletues dhe nuk e dërgon atë te ne. Nëse në të ardhmen shtohet ruajtja e kontratave në llogari, kjo politikë do të përditësohet para se ajo veçori të vihet në përdorim.
3. Pse i përpunojmë dhe mbi çfarë baze ligjore
| Qëllimi | Baza ligjore |
|---|---|
| T’ju japim qasje në provën falas dhe të komunikojmë rreth saj | Zbatimi i marrëveshjes me ju |
| Mbajtja e llogarisë, numërimi i dokumenteve sipas planit dhe mbështetja | Zbatimi i kontratës |
| Njoftime për risitë e mjetit dhe për ndryshimet ligjore | Pëlqimi juaj, i dhënë veçmas në formular |
| Lëshimi i faturave dhe mbajtja e evidencës | Detyrim ligjor |
| Siguria e faqes dhe parandalimi i keqpërdorimit | Interesi ynë legjitim |
Pëlqimi për njoftime nuk është kusht për të përdorur provën falas dhe mund të tërhiqet në çdo kohë, pa pasoja për shërbimin.
4. Sa gjatë i mbajmë
- Regjistrimet në provë që nuk bëhen klientë: 12 muaj pas përfundimit të provës, pastaj fshihen.
- Të dhënat e klientëve: sa zgjat marrëdhënia, dhe pas saj vetëm aq sa kërkohet me legjislacionin tatimor dhe kontabël në fuqi.
- Pëlqimi për njoftime: derisa ta tërhiqni; pas tërheqjes mbajmë vetëm shënimin se pëlqimi u tërhoq, për të mos ju kontaktuar sërish.
5. Kujt ia besojmë
Nuk i shesim dhe nuk ua japim të dhënat tuaja palëve të treta për qëllimet e tyre. I përdorim disa ofrues shërbimi që veprojnë si përpunues sipas udhëzimeve tona:
- Netlify, Inc. (SHBA) — hostimi i faqes dhe ruajtja e regjistrimeve nga formulari
- Payoneer — pranimi i pagesave dhe faturimi, kur të fillojë abonimi
Kur të shtohen shërbime të tjera — baza e të dhënave për llogaritë dhe ofruesi për dërgimin e e-mailave — kjo listë përditësohet para se ato të vihen në përdorim.
Disa prej tyre i ruajnë të dhënat jashtë Republikës së Kosovës, në Bashkimin Evropian ose në Shtetet e Bashkuara. Në këto raste mbështetemi në masat mbrojtëse të parapara me Kapitullin V të Ligjit Nr. 06/L-082 dhe lidhim me ta marrëveshje për përpunimin e të dhënave.
Të dhënat mund t’u zbulohen organeve kompetente vetëm kur kjo kërkohet me ligj ose me vendim të detyrueshëm.
6. Të drejtat tuaja
Në çdo kohë mund të kërkoni:
- qasje në të dhënat që mbajmë për ju;
- korrigjimin e të dhënave të pasakta ose të paplota;
- fshirjen e të dhënave;
- kufizimin e përpunimit;
- t’i merrni të dhënat tuaja në format të lexueshëm;
- të kundërshtoni përpunimin e bazuar në interesin tonë legjitim;
- të tërhiqni pëlqimin për njoftime.
Marketingu i drejtpërdrejtë: mund ta kundërshtoni me shkrim në çdo kohë. Sipas nenit 74 të Ligjit Nr. 06/L-082, jemi të detyruar ta ndalim përdorimin e të dhënave tuaja për këtë qëllim brenda 8 (tetë) ditësh dhe t’ju njoftojmë për këtë.
Kërkesën dërgojeni te {{E-MAIL}}. Ju përgjigjemi brenda afateve ligjore. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen, keni të drejtë të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi (Information and Privacy Agency), si autoritet mbikëqyrës, sipas nenit 52 të ligjit, si dhe të kërkoni mbrojtje gjyqësore.
7. Cookies
Kjo faqe nuk përdor cookies gjurmuese dhe nuk ka mjete analitike të palëve të treta. Mjeti i kontratave ruan një draft të papërfunduar në vetë shfletuesin tuaj, që puna të mos humbasë kur rifreskohet faqja; ajo e dhënë nuk na dërgohet neve dhe fshihet kur pastroni të dhënat e shfletuesit.
8. Siguria
Komunikimi me faqen bëhet i enkriptuar (HTTPS). Qasja në të dhënat e regjistrimeve dhe të llogarive është e kufizuar vetëm te personat që u nevojitet për punën. Në rast shkeljeje që paraqet rrezik të lartë për të drejtat tuaja, do t’ju njoftojmë pa vonesë, në pajtim me ligjin.
9. Ndryshimet
Kur kjo politikë ndryshon në mënyrë thelbësore, do ta publikojmë versionin e ri këtu dhe do t’ju njoftojmë me e-mail para se ndryshimi të hyjë në fuqi.