Dakord Muaj falas

Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës

Kontrata të sakta, në tri gjuhë, për dy minuta.

Shtatë lloje kontratash me minimumet ligjore të zbatuara automatikisht. Shqip, anglisht dhe serbisht — një gjuhë ose dy krah për krah. Eksport në Word dhe PDF.

Punon në shfletues. Pa llogari, pa server — të dhënat nuk largohen nga pajisja juaj.

Shqip + English .docx · .pdf
Kontratë pune · Employment contract
Në bazë të neneve 10 dhe 11 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës

Neni 5

Paga dhe shtesat

Për punën e kryer, Punëmarrësi ka të drejtë në pagë bruto mujore prej 850,00 € (tetëqind e pesëdhjetë euro).

Paga paguhet deri më datën 10 të muajit vijues, përmes transferit bankar.

Article 5

Salary and allowances

For the work performed, the Employee is entitled to a monthly gross salary of €850.00 (eight hundred and fifty euro).

The salary is paid by the 10th day of the following month, by bank transfer.

PunëdhënësiANEM SH.P.K.
PunëmarrësiBlerta Krasniqi

Shtatë lloje

Çdo kontratë që një zyrë e shkruan çdo javë

Secila është ndërtuar mbi ligjin që e rregullon, me fushat dhe nenet që i takojnë asaj.

Kontratë puneMe kohë të pacaktuar, të caktuar ose për detyra specifike. Punë provuese, orari, pushimet, ndërprerja.Ligji Nr. 03/L-212
Kontratë për shërbimeOfrues i pavarur, rezultate të dakorduara, pranimi i punës, TVSH dhe tatimi në burim.Ligji Nr. 04/L-077
Kontratë qirajeBanesë, shtëpi, zyre ose lokal afarist. Depozita, shpenzimet, procesverbali i dorëzimit.Ligji Nr. 04/L-077
Kontratë shitblerjejePaluajtshmëri, sende të luajtshme ose automjete. Kapar, këste, clausula intabulandi.Ligji Nr. 04/L-077
Kontratë ndërmjetësimiEkskluziviteti, provizioni, momenti kur lind e drejta, klauzola e mbrojtjes.Ligji Nr. 04/L-077
Marrëveshje konfidencialitetiNjëanshme ose e ndërsjellë, me përjashtimet, kthimin e materialeve dhe penalitetin.Ligji Nr. 04/L-077
Kontratë huajeMe ose pa interes, njëherësh ose me këste, me kamatë vonese dhe sigurim.Ligji Nr. 04/L-077
Nenet tuajaÇdo kontratë i pranon nene të shkruara nga ju, të futura para dispozitave të përgjithshme ose në fund.Pa kufi

Shqip · English · Srpski

Një gjuhë, ose dy krah për krah

Zgjidhni gjuhën e dokumentit dhe, kur pala tjetër është e huaj, shtoni një gjuhë të dytë. Kontrata del në dy kolona të barazuara nen për nen, me klauzolën e përparësisë së gjuhës të shtuar vetvetiu.

Kolonat përputhen nen për nen Klauzola e gjuhës mbizotëruese Shuma me fjalë në të tri gjuhët

Diakritikët dalin saktë

ë  ç  š  č  ć  ž  đ

PDF-ja e mban shkronjën brenda vetes, prandaj emrat dhe fjalët shqipe e serbe nuk shndërrohen në katrorë kur e hap dikush tjetër.

Minimumet ligjore

Nuk ju duhet t’i mbani mend

Kontrata e punës i merr parasysh kufijtë e Ligjit të Punës pa i kërkuar ato nga ju.

Neni 11

Të gjitha elementet e detyrueshme të kontratës së punës, nga pozita te paga dhe pushimi.

Neni 15

Puna provuese nuk kalon 6 muaj.

Neni 32

Pushimi vjetor nuk bie nën 4 javë pune.

Neni 71

Afatet e njoftimit 30 / 45 / 60 ditë, sipas vjetërsisë.

Aneksi i llogaritjes

Bruto, neto dhe kostoja e vërtetë

Shkallët progresive të tatimit në të ardhura personale, kontributi pensional 5% + 5%, tatimi në qira dhe TVSH — të llogaritura veçmas dhe, kur doni, të bashkëngjitura si aneks i kontratës.

Normat janë të ndryshueshme nga vetë ju, prandaj një amendament i ligjit nuk e vjetëron mjetin.

Pagë bruto 850,00 €
Paga bruto850,00 €
Kontributi pensional — punëmarrësi (5%)− 42,50 €
Baza e tatueshme807,50 €
Tatimi në të ardhura personale− 51,75 €
Paga neto755,75 €
Kontributi pensional — punëdhënësi (5%)42,50 €
Kostoja totale për punëdhënësin892,50 €
Shkallët mujore: 0% deri 250 € · 8% nga 250,01 deri 450 € · 10% mbi 450 €.

Për kë është

Për ata që e shkruajnë të njëjtën kontratë çdo javë

Zyra kontabiliteti

Kontratat e punës për klientët, me shifrat e pagës të llogaritura saktë që në draft.

Burimet njerëzore

Punësime, aneksë dhe kontrata me afat, pa e hapur çdo herë shabllonin e vjetër.

Agjencitë e patundshmërive

Qira dhe ndërmjetësim në volum, shpesh dygjuhësh për klientë nga jashtë.

Zyrat ligjore

Puna rutinë e mbaruar shpejt, që koha t’ju mbetet për atë që kërkon gjykim.

Çmimet

Paguani sipas asaj që shkruani

Të gjitha planet përfshijnë shtatë llojet e kontratave, tri gjuhët dhe eksportin dygjuhësh.

Business 49,90 € në muaj Agjenci dhe kompani 100 kontrata në muaj
  • Gjithçka nga Pro
  • Logoja juaj në dokument së shpejti
  • Llogari për ekipin së shpejti
  • Kontrata të ruajtura së shpejti

Çmimet pa TVSH. Faturimi bëhet me faturë dhe pagesë bankare ose përmes Payoneer-it. Planet mund të ndërrohen ose të ndërpriten në fund të çdo muaji.

Një muaj falas

100 përdoruesit e parë e provojnë pa pagesë

Pa kartelë, pa detyrim. Lini të dhënat dhe merrni qasje të plotë për një muaj — të gjitha llojet e kontratave, të tri gjuhët dhe eksportin.

Pa kartelë bankare Qasje e plotë për 30 ditë Ndërpritet vetvetiu

Provojeni me një kontratë tuajën

Një muaj falas për 100 përdoruesit e parë, pa kartelë dhe pa detyrim. Pastaj zgjidhni planin që ju përshtatet.

Merr muajin falas